
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri reperin amerikan Kanye West, i cili mbrëmjen e kësaj të shtune do të mbajë një koncert në Tiranë.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga takimi me artistin, duke i prezantuar ambientet e godinës së Kryeministrisë. Në video janë përfshirë edhe pamje nga stadiumi ku do të zhvillohet koncerti.
Gjatë takimit, kryeministri i ka dhuruar Kanye West edhe librin “The Albanian Files”.



