
Deputetja Sara Mila ka reaguar me neveri për arkivolin e ekspozuar dje në shesh, përballë kryeministrisë, ku shkruan:
“Si për ironi të fatit, kam qenë ekzaktësisht në moshën e tim biri sot, kur ndiqja në TV sesi e keqja më e madhe e Shqipërisë, Sali Berisha, me një arkivol kallte datën e gjithë shqiptarëve në protestat e tij të neveritshme. Sot, pas 28 vitesh nga ajo neveri, me gjithë përpjekjet për ta parë Shqipërinë europiane, vajza ime sheh sërish të njëjtën skenë. Nga i njëjti arkitekt. Nga e njëjta e keqe e madhe që mori në qafë fëmijërinë e rritjen time e sot po do të mbajë peng edhe atë të fëmijës tim.”
Ajo ka shtuar më tej se Edi Rama i solli Shqipërisë ngjyra.
“POR JO MË!!! Ky cikël neverie mbaron këtu!!! Mbaron me shqiptarët e shuplakat e tyre me votë, mbaron me rrugën e mbarë drejt BE, mbaron me ngjyrat që erdhën nën drejtimin e Edi Ramës dhe PS, larg të zezës së njeriut të zi, e të të marrëve të verbuar pas tij!”
Marrë nga Al- Media



