Kroacia u mund nga Portugalia 2-1 në një ndeshje plot polemika që u mbyll pas plot 117 minutash prej ndërprerjeve të shpeshta në VAR.
Ndeshja e vlefshme për një biletë në 1/8 e Kupës së Botës që po zhvillohet në Amerikë u hap me golin e Ivan Perisic (min.53) që « ndezi » tifozët kroatë.
Një penallti e dyshimtë e shndërruar në gol nga i përhershmi Kristiano Ronaldo (min.68) që gjeti dhe golin e parë në « knockout » të një Kupe Bote ktheu barazpeshën.
U desh një gol nga Gonzalo Ramos në shtesë (min.94), atij që thuhet se është blerja më e re e Milanit, për t’i dhënë fitoren e çmuar Portugalisë.
Në fund kroatët gjetën forca të shënojnë me Gvardiol por gëzimi i tyre zgjati pak. Goli u anullua për pozicion jashtë loje pas një rishikimi në VAR.
Një ndeshje e luftuar nga të dy palët që la zemërthyer Kombëtaren Kroate dhe tifozët e tyre në atë që fare mirë mund të quhet “vallëzimi i fundit” i legjendës Luka Modric.
Portugezët janë në qiellin e shtatë. Ëndrra e Ronaldos vazhdon. Por kujdes ! Në raundin tjetër ato do gjejnë përballë Spanjën.



