Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh mbështetës nga një qytetar shqiptar që jeton në Itali, në reagim ndaj protestave të fundit. Qytetari ka vlerësuar punën e qeverisë dhe vizionin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Në mesazh, ai shpreh bindjen se investimet strategjike, veçanërisht në turizëm dhe zhvillimin e zonës së Vlorës, nuk përbëjnë “shitje të Shqipërisë”, por një mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të standardeve të jetesës.
Qytetari kritikon protestat e përditshme në Tiranë, duke shtuar se është kthyer në argëtimin e ri që zëvendëson xhiron klasike të mbrëmjes që bëjnë shqiptarët.
Kreu i qeverisë thotë se shprehet i vendosur për të përmbushur misionin historik, që synon anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, brenda vitit 2030. Ai thekson se aakush nuk mund ta ndalojë vizionin e shpalosur për integrimin e vendit.



