Kancelari gjerman Merz e përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran dhe tha se Gjermania mund të ndihmojë me anije për pastrimin e minave detare dhe sigurimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Kancelari gjerman Friedrich Merze përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes SHBA-Iran si dhe armëpushimin dhe garantimin e kalimit të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ai gjithashtu deklaroi se qeveria gjermane do të sqarojë se si mund të ndihmojë në këtë përpjekje, për shembull duke ofruar anije për pastrimin e minave detare ose mbështetje ushtarake për masat për të cilat është rënë dakord. Merz tha se para se të mund të nisë një mision i tillë ushtria gjermane ka nevojë për një mandat ose ndonjë bazë tjetër ligjore nga Bundestagu, duke shtuar se çështja do të diskutohet gjerësisht dhe me durim.
Edhe kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, përshëndeti “çdo marrëveshje që çon drejt paqes”. Megjithatë ai shtoi se ka ende pjesë që duhen përfunduar. Frieden theksoi se Ngushtica e Hormuzit është e rëndësishme për botën dhe kërkon paqe dhe stabilitet, të cilat, sipas tij, Luksemburgu është i gatshëm të ndihmojë për t’i siguruar.



