Partia Socialiste feston sot në Tiranë 35-vjetorin e lindjes së saj. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të partisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rama thekson edhe njëherë objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



