
Një postim i fundit i biznesmenit Gjergj Luca në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke nxitur reagime dhe komente të shumta me ton humoristik, por edhe reflektues mbi realitetin e tregut të punës në Shqipëri.
Në videon e publikuar në profilin e tij, Luca shfaqet me një mesazh ironik ku shkruan:
“Fëmijët e sotëm po stërviten që të vegjël për të punuar në call center: 8 orë në telefon, pa pushim.”
Videon e gjeni ne kete link: https://www.facebook.com/share/r/1HB6y47DhU/?mibextid=wwXIfr



