
Nga: Dr. Arben Ramkaj
Shqipëria ndodhet sot përballë një udhëkryqi monumental gjeopolitik, e përfshirë në një garë de facto me Malin e Zi përanëtarësim në Bashkimin Europian. Podgorica e ka udhëhequrkëtë proces në letër prej vitesh, por historia dëshmon se suksesi nuk i takon domosdoshmërisht atij që niset i pari, poratij aktori që lexon drejt dhe me shpejtësi momentin strategjik.
Tirana zyrtare ka hyrë në fazën më vendimtare të integrimit. Për herë të parë pas tri dekadash tranzicioni kompleks, kryeqytetet kryesore europiane po diskutojnë një zgjerim real dhe të ankoruar në afate kohore. Ky ndryshim paradigme u reflektua qartë gjatë vizitës së Presidentit francez në Tiranë.
Ndërsa merrte pjesë në forumin ekonomik ndërkombëtar, tëzhvilluar përpara investitorëve globalë dhe fondit saudit FII, Macron artikuloi një mesazh që do ta linte pa fjalë çdovëzhgues. E dëgjova atë thënie me veshët e mi dhe, në fakt, u hutova pak nga ajo skenë; ishte hera e parë që një lider ikalibrit të Francës nuk foli me gjuhën e mjegullt diplomatike, por deklaroi në mënyrë të drejtpërdrejtë se investimet nëShqipëri janë të sigurta, pasi vendi mund të bëhet pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2027.
Ky qëndrim konfirmoi se Europa po e sheh rajonin si njëelement kyç të arkitekturës së saj të ardhshme strategjike, përtë shmangur një vakum të rrezikshëm institucional në zemërtë kontinentit.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, pyetja themelore nuk lidhetme mungesën e potencialit. Problemi më i madh i Shqipërisësot është niveli mediokër i klasës politike shqiptare; një klasëe mbushur me bajraktarë të kthyer rastësisht në elitë, me skifterë politikë që ndërrojnë flamur sipas interesit personal, me hafije partie, katundarë egoistë të pushtetit dhe rrufjanëarrogantë që lëvizin nga një post në tjetrin pa asnjë përgjegjësimorale apo shtetërore.
Një pjesë e madhe e politikës shqiptare jeton në njëprovincializëm brutal. Nuk e kupton fare se Shqipëria ndodhetsot në një pikë nevralgjike për të ardhmen e Europës nëBallkan dhe se kjo magnitudë mundësie mund të mospërsëritet më për 50 vitet e ardhshme. Ata vazhdojnë të sillensi njerëz që administrojnë një komunë të izoluar, jo një shtetqë ndodhet përballë portës së Bashkimit Europian.
Në vend që të ndërtojnë një konsensus kombëtar përintegrimin, vazhdojnë luftën primitive të përditshme përtenderë, emërime, pazare, televizione, propagandë dhehakmarrje personale. Ndërkohë që Kroacia ndërtonte shtet përtë hyrë në Europë, elitat shqiptare shpesh kanë ndërtuar vetëmklientela të palëkundura partiake.
Një paradoks i madh i tranzicionit tonë mbetet ajo që mund ta quajmë “republika e profesorëve”, pasi pothuajse çdokryeministër që ka udhëhequr ekzekutivin shqiptar ka ardhurfillimisht nga auditorët e universitetit si profesor. Megjithatë, nga atëherë deri më sot, kjo rrethanë akademike nuk ka arriturta ndryshojë thellësisht kulturën e mendimit në mendjen e shqiptarit të thjeshtë.
Kjo krizë e thellë strukturore gjen një pasqyrim profetik nësatirën e Fishtës. Në dialogun e tij, ku Shën Mhilli dhe ShënPjetri zbresin për të parë fatin e kësaj toke, egoizmi dheinteresat e vogla e gërryejnë shtetin nga brenda:
“Kishin hyp nji rreze dielli,
Ai Shën Pjetri e ai Shën Mhilli,
e po flisnin për i hall t’vjetër,
Ai Shën Mhilli med njat Shën Pjetër.
Se Shqypnia u rrudh e vogël,
për shqiptarët, sa një gogël.”
Kësaj jete të mbyllur në provincializëm, ku pushteti trajtohetsi plaçkë, i bën jehonë po aq ashpër edhe pena e mprehtë e Ibrahim Dalliut, duke goditur kastën që dëmton të ardhmen e brezave:
“Këta politikanë që kemi sot,
Që na shesin dregëza e dokrra plot,
Për nji karrige e për nji interes,
E lanë Shqipninë pa dritë, pa shpresë.
I shoh tek lëvizin nga një post në tjetrin,
Me të njëjtin ves, me atë mendje të vjetër!”
Këto dëshmi historike tregojnë se integrimi kërkon sakrificastrukturore, ashtu siç ndodhi me Slloveninë në vitin 2004 përmes një konsensusi absolut mbipalësh, me Rumaninë dheBullgarinë përmes monitorimit të rreptë të drejtësisë, apo me Kroacinë, e cila lejoi dënimin e figurave më të larta shtetërore.
Për të ndjekur këto modele, Shqipëria ka nevojë për një PaktKombëtar për Europën. Ky pakt kërkon që strukturat e reja tëdrejtësisë të mbështeten pa ekuivok dhe imuniteti politik tëbjerë. Megjithatë, kjo mbështetje kërkon kujdes institucional, pasi në perceptimin publik këto struktura shpesh janë kthyernë një lloj partie në rivalitet të hapur me dy partitë e mëdhatradicionale, duke krijuar një barrë të tepruar publike.
Paralelisht, kërkohet reformë zgjedhore me lista realisht tëhapura, kufizim të mandateve ekzekutive, lejim tëkoalicioneve natyrale, ulje të pragut për partitë e vogla në 3%, si dhe filtra të rreptë europianë ndaj çdo nisme për amnistifiskale.
Mbi të gjitha, ky udhëkryq mbart një peshë të thellë njerëzore. Para një shekulli, dijetarët tanë fetarë shkruanin për një tokë tëbekuar përtej oqeanit, një vend ku liritë respektoheshin aqshumë, sa gjatë sistemit komunist, kur ne ishim fëmijë tëvegjël dhe përmendej fjala “Amerikë”, prindërit tanë nathoshin me ironi: “Ha, merr dhe ik”. Ndërkohë, Europa e asajkohe shihej me dyshim, duke u quajtur “Europë a gropë” apo“kurva e motit”.
Sot, ajo që dikur dukej e largët përfaqëson projektin mëhuman të kontinentit: një Europë e Bashkuar që qëndron sishtëpia e lirive dhe e shanseve të barabarta për çdo qytetar; për hebreun, çekun, rumunin, polakun, grekun, serbin, shqiptarin, romin, ashkalin, myslimanin apo katolikun.
Pikërisht prandaj, mbrojtja e këtij projekti është një detyrëekzistenciale. Kur kujtojmë Deklaratën e dhe frymën e , kujtojmë se paqja erdhi nga vendosmëria për të krijuar njëhapësirë ku çdo komb përparon “i bashkuar në diversitet”.
Dekada e ardhshme mund të jetë dekada e shqiptarëve nëBallkan. Për herë të parë në histori, shqiptarët kanë mundësinëtë jenë faktor stabiliteti, zhvillimi dhe influence në rajon jo përmes luftës, por përmes ekonomisë, integrimit dheinstitucioneve moderne.
Por historia nuk pret pafundësisht.
Kombet humbin kur nuk e kuptojnë momentin historik.
Dhe Shqipëria sot ndodhet pikërisht përballë atij momenti.



