Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama komentoi raportin e IBAR, ku tha se shtetet anëtarë kanë të drejtën e tyre për diskutim, ndërsa theksoi se Shqipëria i referohet Komisionit Europian.
“Subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavënëshëm në pikëpyetje, sepse kanë të drejtën e tyre të bëjnë pyetje.
Ne jemi me Komisionin; kur ata thonë që Shqipëria i ka plotësuar kushtet, për ne detyra është kryer. Ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet.
Kjo është një çështje e reformave dhe mënyrës se si ato implementohen, një çështje raporti me mediat. Garancia është te fakti që ne duhet të përpiqemi përditë dhe pastaj është Komisioni që gjykon”, tha Rama.



