Britanikët iu drejtuan kutive të votimit në zgjedhjet lokale dhe rajonale, të cilat pritet të sjellin një goditje të fortë për Partinë Laburiste të kryeministrit Keir Starmer dhe të rihapin debatet mbi aftësinë e tij për të qeverisur vendin.
Në Angli po votohet për afro 5 mijë vende në këshillat bashkiakë, ndërsa në Scotland dhe Wales po zhvillohen zgjedhje për parlamentet rajonale. Sondazhet tregojnë se partitë tradicionale, Laburistët dhe Konservatorët, rrezikojnë të humbasin terren përballë forcave populiste dhe nacionaliste.
Sipas parashikimeve, partia populiste Reform UK e udhëhequr nga Nigel Farage pritet të zgjerojë kontrollin në disa këshilla lokale në Angli dhe të shfaqet si forca kryesore opozitare në Skoci dhe Uells.
Ndërkohë, nga krahu i majtë, Green Party of England and Ëales po fiton mbështetje, duke kërcënuar bastionet tradicionale të Laburistëve në Londër dhe qytete të tjera të mëdha.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve konsiderohen si një test i rëndësishëm politik për Starmerin, i cili javët e fundit është përballur me kritika të shumta lidhur me emërimin e veteranit laburist Peter Mandelson si ambasador i Britanisë në Shtetet e Bashkuara.
Analistët paralajmërojnë se një rezultat i dobët mund të thellojë krizën brenda Laburistëve dhe të forcojë më tej partitë alternative në skenën politike britanike.



