Raporti i Parlamenti Europian për Shqipërinë për vitin 2025 është miratuar këtë të martë në Komisionin për Punët e Jashtme.
Eurodeputetët votuan me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, duke dhënë një mbështetje të gjerë për vlerësimin e progresit të vendit në rrugën drejt integrimit europian.
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, deklaroi gjatë mbledhjes se Shqipëria konsiderohet si një nga vendet favorite për procesin e zgjerimit, duke iu referuar edhe vlerësimeve të komisioneres Marta Kos.
Në raport theksohet se reformat duhet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, me një fokus të veçantë te çështjet sociale. Dokumenti vlerëson progresin e bërë deri tani, por nënvizon nevojën për reforma më të thella dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të forcohen institucionet demokratike dhe të përmbushen standardet e Bashkimi Evropian.
Raporti evidenton gjithashtu:
përparimin në hapjen e grupkapitujve të negociatave brenda një periudhe 13-mujore rëndësinë e vijimit të reformës në drejtësi, duke vlerësuar punën e SPAK nevojën për përmirësimin e sistemit zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias
Gjithashtu, dokumenti vlerëson angazhimin e Shqipërisë në politikën e jashtme të BE-së dhe rolin e saj në stabilitetin rajonal, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.



