Është përcaktuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë, të cilët kanë zgjedhur të vijojnë procesin pa gjykim të shkurtuar.
Sipas procedurave, dosja është hedhur në short pas ndarjes së çështjes, duke caktuar si gjyqtarë Elsa Ullirin, Flora Hajredinajn dhe Besmir Strokën, të cilët do të drejtojnë procesin gjyqësor. Në këtë fazë të gjykimit janë përfshirë të pandehurit që nuk kanë kërkuar procedurë të përshpejtuar, konkretisht: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Gentian Sula, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Valmir Xoxa dhe Flutura Xhani.
Procesi pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëshmive, ndërsa vendimmarrja e trupës gjykuese do të jetë përcaktuese për fatin juridik të të pandehurve në këtë çështje.



