Forcat amerikane kanë arritur një “moment të rëndësishëm” në operacionet e tyre në Lindjen e Mesme, duke devijuar me sukses 42 anije tregtare që tentonin të shkelnin bllokadën në Ngushticën e Hormuzit.
Lajmi u bë i ditur nga Brad Cooper, kreu i CENTCOM, i cila mbulon operacionet ushtarake amerikane në rajon.
Sipas tij, aktualisht 42 cisterna që transportojnë rreth 69 milionë fuçi naftë nuk mund të shiten nga Irani. “Kjo përfaqëson një humbje të vlerësuar mbi 6 miliardë dollarë, nga e cila udhëheqja iraniane nuk do të jetë në gjendje të përfitojë financiarisht”, deklaroi Cooper.
Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme strategjike për transportin global të naftës, dhe çdo zhvillim në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.



