Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore të rëndësishme në muajin qershor, të dyja në stadiumin “Air Albania”.
Më 3 qershor, në orën 20:00, Shqipëria do të ndeshet me Izraelin, në atë që do të jetë takimi i 7-të mes këtyre dy kombëtareve.
Të gjitha përballjet e mëparshme kanë qenë në kuadër të kualifikuesve për Kampionatet Botërore dhe Europiane, dhe Shqipëria ka arritur të fitojë dy herë, ndërsa ka humbur katër herë. Ky do të jetë i pari miqësor mes këtyre dy skuadrave.
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Kombëtarja do të përballet me Luksemburgun, në një tjetër ndeshje miqësore që do të zhvillohet gjithashtu në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ndeshjet ofrojnë mundësi për trajnerin dhe lojtarët për të provuar formacionet dhe për të përgatitur skuadrën për sfidat e ardhshme.



