Një incident i rëndë sigurie ndërpreu mbrëmjen e së shtunës darkën tradicionale të White House Correspondents’ Dinner, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u evakuuan me urgjencë pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në sallën e hotelit Washington Hilton, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve dhe si pasoj u plagos një oficer sigurie.

Në një deklaratë më vonë nga Shtëpia e Bardhë, Trump vlerësoi reagimin e forcave të rendit, duke bërë të ditur se një agjent i Shërbimit Sekret ishte goditur nga një plumb, i cili u ndal nga jeleku antiplumb.
Presidenti e cilësoi ngjarjen si të papritur, por theksoi se reagimi ishte profesional dhe i shpejtë. Ai gjithashtu kritikoi sigurinë e hotelit, duke sugjeruar zhvillimin e eventeve të tilla në ambiente më të sigurta, si një sallë e dedikuar në Shtëpinë e Bardhë.
Presidentja e shoqatës së gazetarëve, Weijia Jiang, njoftoi se eventi do të riplanifikohet brenda 30 ditëve të ardhshme. Ndërkohë, figura të pranishme si kongresmeni Jamie Raskin dhe gazetari Wolf Blitzer përshkruan momente paniku dhe konfuzioni.