Nga Ilir Demalia
Drejtësia e re në Shqipëri po përballet sot me provën e saj më të vështirë: jo thjesht të ndëshkojë krimin, por të bindë qytetarët se ligji është i barabartë për të gjithë. Dhe rasti i lidhur me Darjo Jashari, Ilir Jashari dhe hijen e ndikimit të Shefqet Kastrati, po shihet gjithnjë e më shumë si një pikë kthese — jo për suksesin, por për dështimin e perceptuar të sistemit.
Prej vitesh është ndërtuar narrativa e “drejtësisë së re”, me institucione si SPAK dhe mekanizma të posaçëm që supozohej të çlironin hetimin nga kapja politike dhe ekonomike. Por ajo që qytetarët shohin në praktikë është një realitet më kompleks dhe më i zymtë: një drejtësi që në letër është e fortë, por në terren shpesh duket selektive.
Dosja e Albania Tabak nuk është një çështje e zakonshme. Bëhet fjalë për akuza për grup të strukturuar kriminal, kontrabandë në përmasa të mëdha dhe një dëm të konsiderueshëm financiar ndaj shtetit. Ky aktivitet kriminal I ka sjellë dëm buxhetit të shtetit 40 milion Euro, mungesa nga aksisat 13 milion Euro, në total 53 milion Euro për këtë aktivitet të kapur dhe flagrant. Në çdo standard normal, një rast i tillë do të kërkonte masa të forta sigurie dhe një trajtim rigoroz. Por kur në këtë kontekst shfaqen vendime për masa më të buta, lind natyrshëm pyetja: a kemi të bëjmë me interpretim ligjor apo me ndikim të padukshëm?
Por çfarë ndodh? Influenca e oligarkut Shefqet Kastrati dhe fuqia monetare e tij si zaptues portesh-aeroportesh-naftes që del si mazut në treg dhe kërkush nuk kontrollon cilësinë e saj dhe parametrat
që shkatërrojnë makinat dhe ndotin ambjentin atëherë këtu kemi të bëjmë me kapje të gjithë instrumenteve administrative.
Me këtë fuqi Kastrati lirojë dhëndërrin në nje kohë nga arresti për ta gjykuar në gjëndje të lirë, në një kohë që të tjerë që nuk janë as një të qindën e aktivitet kriminal të dhëndërrit Kastratit dhe krushkut. Të tjerët mbahen në burg pa akuze dhe trajtohen si kriminelë të një rrezikshmërie të larte kur akuzen e kanë për bikerini dhe tanga nga një njeri që është prokuror pa magjistratureë, kjo do të thotë, që me ligj nuk i lejohet të mbaj togën e prokurorit por e mban si dashnor… si Ols Dado.
Vëtëm ky fakt rrezon besimin se SPAK i ri po kthehet në një grehinë si I gjithë sistemi dhe në shërbim të klaneve dhe fuqise së parasë.
Këtu qëndron thelbi i debatit. Sepse ligji mund të japë hapësira interpretimi — por nuk jep hapësirë për pabarazi. Kur individë të lidhur me rrjete ekonomike të fuqishme trajtohen më butë, ndërkohë që qytetarë të zakonshëm për vepra më të vogla mbahen në paraburgim për periudha të gjata, atëherë nuk kemi më thjesht një vendim gjykate. Kemi një model.
Ky model është i rrezikshëm jo vetëm për drejtësinë, por për vetë rendin shoqëror. Ai krijon një ndarje të heshtur: nga njëra anë ata që kanë akses, ndikim dhe mbrojtje informale; nga ana tjetër ata që përballen me gjithë ashpërsinë e ligjit pa asnjë filtër. Dhe pikërisht kjo ndarje ushqen bindjen se drejtësia nuk është më një standard, por një privilegj.
Figura si Shefqet Kastrati përfaqësojnë një realitet që sistemi nuk mund ta injorojë: fuqia ekonomike në Shqipëri nuk është neutrale. Ajo ndërvepron me politikën, me institucionet dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me vendimmarrjen. Edhe në mungesë të provave për ndërhyrje direkte, vetë pesha e këtij ndikimi mjafton për të krijuar një klimë ku drejtësia bëhet më e kujdesshme — dhe kjo “kujdes” shpesh perceptohet si favor.
Në këtë klimë, çdo figurë brenda sistemit, përfshirë prokurorë si Ols Dado, bëhet pjesë e një perceptimi më të madh sesa vetja. Nuk është më fjala vetëm për një çështje konkrete, por për besueshmërinë e të gjithë strukturës. Dhe kur kjo besueshmëri lëkundet, edhe vendimet më të drejta mund të duken të padrejta.
Dështimi i drejtësisë nuk fillon kur lirohet një i akuzuar. Ai fillon kur qytetarët bindën se dikush tjetër, në të njëjtat kushte, nuk do të lirohej kurrë. Ky është standardi i dyfishtë për të cilin flitet sot: jo si koncept teorik, por si përvojë e përditshme.
Në fund, pyetja nuk është nëse drejtësia e re ka arritur rezultate. Pyetja është nëse ajo po arrin të bindë. Sepse një drejtësi që nuk besohet, rrezikon të kthehet në atë që premtoi të zëvendësonte: një sistem ku pesha e emrit dhe e parasë vlen më shumë se pesha e ligjit.



