
Kur të kontrollohen të gjitha apartamentet, atëherë do të kemi një bilanc të dëmeve, por deri më tani nuk rezulton asnjë humbje jete nga zjarri të Farmacia 10 në Tiranë. Kjo u bë e ditur nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat në orën 19:30 nga vendi i ngjarjes. Sipas tij, zjarrfikësit e lënduar janë mirë me shëndet dhe nuk kanë probleme të rënda.
“Dy banorë të evakuuar nga shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë janë shumë mirë që në momentin e parë nuk kanë probleme shëndetësore të rënda. akoma nuk kemi bërë bilancin përfundimtar. Kur të kontrollojmë të gjithë ambientet pas fikës së zjarrit do bëjmë të ditur bilancet. Punonjësit e zjarrfikësen kanë djegie të vogla, janë mirë me shëndet dhe nuk kanë probleme të rënda. Janë angazhuar të gjitha forcat e policisë kemi njoftuar zjarrfikësen, kemi bërë menaxhimin dhe koordinimin e të gjithë reparteve dhe forcat RENEA që nxorën banorët nga apartamentet. Deri tani nuk kemi njoftim për humbje jete. Akoma nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet. Është ende shpejt për të folur”,tha ani nga vendi i ngjarjes.
Edhe Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit.
Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.
Strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e saj të plotë.



