Harris Murrana
Tek dëgjoj si fajësohet e denigrohet elektorati, qoftë ai “blu, gri i kuq apo laraman”, sepse tashmë këta listmbyllurit e turpit i etiketojnë njerëzinë nga ngjyra,
E pra tek dëgjoj si anatemohen për mos-angazhim apo mos-reagim ndaj së keqes dhe autokracisë, realisht ndjehem i shushatur, sepse në ‘naivitetin’ tim nuk kuptoj, përse?, apo për kë?, duhet të protestojnë ???
Të protestojnë kundra SPAK-ut nën hyqymetin e Ramës?, si e cilesonte Doktori dje…
Apo të protestojnë pro SPAK-ut që kërkon të arrestojë Belindën që po mbron Rama?, si thotë Doktori sot…
Të protestojnë për Doktorin, babin e Zenit të Gërdecit?, siç e cilësonte Gaz Bardhi ‘pa turp’ e që përbetohej si armik i Non-Grata dje…
Apo të protestojnë për Doktorin, kryetarin e qelibar?, siç thotë Gaz Bardhi drejtuesi i grupit parlamentar të Doktorit sot…
Të protestojnë për Doktorin dhe çeçenët e tij ?, si deklaronte Goni i Gjekmarkajve dje…
Apo të protestojnë për Doktorin aset kombetar?, si thotë e lëpin atë që pështyu Goni i Gjekmarkajve zv kryetar i Doktorit sot…
Të protestojnë kundra ish komunisteve?, qe i thurte lavde në vjersha dhe ese Fahriu i Ballinjve dje…
Apo të protestojnë kundra socialistëve?, që po lufton me pathos Klevisi deputet i PD, djali i Fahriut sot…
Të protestojnë kundra korrupsionit Shtetëror? se i therret Ina Zhupa sot…
Apo të protestojnë kundra tenderave të korruptuar? qe “rrembyen” familjaret e Ina Zhupes dje e sot…
Ehhhhh sa gjatë mund të vazhdoja…,
Por meqë në fund në logorenë e idhtarëve unë do cilësohem tradhëtori…,
Më kot fola…



