Biznesmeni Gjergj Luca ka hedhur një ide që mund të ndikojë në hartën e turizmit gastronomik në bregdet. Përmes një reagimi publik, ai ka ngritur pyetjen nëse rrjeti i restoranteve Rozafa, i njohur për standardet dhe prezencën e tij ndërkombëtare, duhet të zgjerohet edhe në Durrës.
“Durrësi ka detin por i mungon kuzhina jonë, ndaj erdha sot këtu ta studioj e të sugjeroj: ia vlen të çelim në Durrës restorantet tona Rozafa me nam ndërkombëtar? Me komentet tuaja, veç sharjeve, edhe mund të na sugjeroni!”, shkruan Luca me një ton të drejtpërdrejtë.
Deklarata lë të hapur mundësinë e një investimi të ri në qytetin bregdetar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo ide do të konkretizohet në një projekt të ri për sezonet e ardhshme turistike.



