Nga Xhevdet Zekaj…
Kjo nuk është thjesht një listë kandidatësh. Ky është një ekip, një vizion dhe një betejë e domosdoshme për cilësinë në drejtimin e futbollit shqiptar.Zgjedhjet në FSHF kërkojnë më shumë se emra. Aërkojnë përvojë reale, rinovim me vlera, profesionalizëm dhe mbi të gjitha guxim për debat e vendimmarrje brenda Komitetit Ekzekutiv. Kjo listë i ka të gjitha.Ajo bashkon drejtimin institucional, administrimin modern, zërin teknik të futbollit, eksperiencën ligjore, kontributin ekonomik, dimensionin mediatik dhe përfaqësimin njerëzor të komunitetit sportiv. Nuk është listë për rehati, por për punë të mëdha, ballafaqim idesh dhe luftë të hapur kundër mediokritetit.Në këtë ekip janë njerëz që:- Kanë ndërtuar infrastrukturën dhe systemin.- Kanë punuar në heshtje për sportistët dhe klubet.- Vijnë nga loja dhe fusha, jo nga improvizimi.- Garantojnë ligjshmëri dhe transparencë.- Sjellin rinovim pa prishur stabilitetin.Ky është thelbi i kësaj beteje; rinovim me vlera, jo zëvendësim artificial. Modernizim me identitet, jo shkatërrim i asaj që funksionon. Profesionalizëm, jo fasadë.Një Komitet Ekzekutiv i fortë nuk duhet të jetë unanim për rehati, por plural për cilësi. Pikërisht për këtë arsye kjo listë duhet votuar, sepse garanton debat të brendshëm, vendime të menduara dhe përgjegjësi reale.Futbolli shqiptar sot nuk ka nevojë për spektakël verbal, ka nevojë për strukturë, njohuri, integritet dhe punë. Kjo listë përfaqëson pikërisht këtë filozofi, prandaj duhet votuar.Kujtojmë se pas kalimit në “sitën” e Komisionit të Verifikimit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF garojnë 12 kandidatë: Anila Basha, Arben Dervishaj, Armando Cungu, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Envi Hicka, Erind Resuli, Ervin Canollari, Geri Çipi, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu dhe Pano Xhixho.Pse kjo listë duhet votuardhe pse Komiteti Ekzekutiv i futbollit duhet të jetë arenë e një lufte reale për cilësinëZgjedhjet në Federata Shqiptare e Futbollit nuk janë një procedurë rutinë. Ato janë një moment përgjegjësie historike, sepse përcaktojnë jo vetëm emra, por drejtimin, filozofinë dhe standardin e futbollit shqiptar për vitet që vijnë. Kjo listë kandidatësh për Komitetin Ekzekutiv përfaqëson pikërisht atë që i duhet sot futbollit: përvojë, profesionalizëm, integritet dhe përplasje idesh, jo heshtje formale.Kjo listë duhet votuar sepse sjell balancë reale mes administrimit, sportit, ligjit, medias dhe vizionit teknik.Në qendër të këtij vizioni qëndron Arben Dervishaj, numri dy real i federatës, arkitekt i reformës infrastrukturore dhe garant i zbatimit të vizionit të Armand Duka. Qetësia, serioziteti, profesionalizmi dhe vëmendja ndaj detajit e bëjnë një figurë kyçe për luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen e cilësisë së sportit. Ai nuk është thjesht administrator, por inxhinier i sistemit.Krah tij, Anila Basha përfaqëson energjinë, punën e palodhur dhe vizionin modern. Një “bulldozer” i vërtetë pune në FSHF, me kontribute të jashtëzakonshme për sportistët dhe veçanërisht për futbollin e femrave. Ajo është shembull se si profesionalizmi, kultura dhe përkushtimi bashkohen në një profil drejtues dinjitoz.Edmond Hasanbelli sjell stabilitetin e një burri që vjen nga bota e investimeve serioze në sport. Përvoja, qetësia, humori i matur dhe logjika e vendimmarrjes e pasurojnë Komitetin Ekzekutiv dhe i japin atij peshë reale ekonomike dhe njerëzore.Lutfi Nuriu është simbol i përkushtimit. Një figurë që nuk vjen për emër, interes apo përfitim, por për të mbrojtur Kombëtaren, identitetin dhe integritetin e federatës. Ai përfaqëson vazhdimësinë dhe besnikërinë ndaj institucionit.Në dimensionin publik dhe strategjik, Blendi Fevziu është një vlerë e shtuar. Ai nuk vjen për të marrë nga futbolli, por për të dhënë: vizion, komunikim, lobim dhe përvojë ndërkombëtare. Një aset për imazhin, marrëdhëniet dhe modernizimin e futbollit shqiptar.Zëri tekniko-taktik përfaqësohet fuqishëm nga Geri Çipi dhe Armando Cungu. Dy personalitete që vijnë nga loja, nga fusha dhe nga përvoja europiane. Ky binom garanton debat profesional për përzgjedhjen e trajnerëve, stafeve dhe drejtimin teknik të Kombëtares. Me ta, Komiteti Ekzekutiv nuk është vetëm administrativ, por edhe sportiv në thelb. Mos harroni se Geri Çipi vjen nga një trashgimi sportive me tradita në Vlorë, por ai është dhe një biznesmen i suksesshëm.Pano Xhixho sjell një dimension tjetër: qetësinë, logjikën dhe përvojën institucionale. Kontributet e tij si drejtues në median publike dhe si njohës i thellë i sportit e bëjnë një figurë që di të ngrejë probleme dhe t’i çojë ato drejt zgjidhjes së drejtë. Ai mbahet mend si njeriu që revolucionarizoi për kohën mënyrën se si prezantohej futbolli shqiptar në televizion.Në aspektin ligjor dhe statutor, Ervin Canollari është garanci. Një profil i domosdoshëm për çdo institucion serioz, që siguron korrektësi ligjore, transparencë dhe funksionim të shëndetshëm të federatës.Gjergji Petro përfaqëson biznesin e ndershëm, pjekurinë dhe mbështetjen konkrete për sportin. Një figurë që sjell stabilitet, sponsorizim dhe qasje njerëzore në vendimmarrje.Ndërsa Erind Resuli përfaqëson organizatorin modern, njeriun e strukturës dhe të punës në terren. Përvoja e tij me klubet, veçanërisht në nivele të ndryshme të futbollit, e bën sot të pjekur për përgjegjësi të larta ekzekutive.Kjo listë duhet votuar sepse nuk është listë komode. Është listë që garanton debat, përplasje idesh, luftë të fortë mendimesh dhe përgjegjësi reale brenda Komitetit Ekzekutiv. Futbolli shqiptar nuk ka nevojë për duartrokitje formale, por për vendimmarrje të fortë, profesionale dhe të ndershme.Një Komitet Ekzekutiv i tillë nuk është luks, është domosdoshmëri.



