Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë mëngjes në bypass-in e fshatit Babicë, në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy të rinj, një vajzë dhe një djalë. Vajza ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas burimeve, gjendja e saj paraqitet më e rënduar.
Ndërkohë, i riu ka marrë dëmtime në zonën e kraharorit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



