Gjergj Luca është rikthyer në vëmendjen publike përmes një daljeje të re në rrjetet sociale, kësaj radhe në një video ku shfaqet përkrah ish-ministrit dhe deputetit demokrat, Bujar Leskaj. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe gjuhën pa ekuivok, Luca ka zgjedhur të artikulojë një vlerësim që tejkalon përkatësitë partiake dhe shkon drejt respektit për burrërinë, karakterin dhe fjalën e mbajtur.



