Princi Harry, i cili ka shërbyer në Afganistan, ka nxjerrë një deklaratë në përgjigje të komenteve të Trump mbi NATO-n.
Harry përmendi shërbimin e tij në Afganistan dhe sakrificat e ushtarëve atje në përgjigjen e tij ndaj Donald Trump, i cili kishte deklaruar se forcat e NATO-s në vend ishin “pak prapa vijave të frontit”.
Deklarata e presidentit amerikan shkaktoi reagime nga politikanët në Britani, si dhe nga veteranët dhe familjet e ushtarëve të rënë.
“Në vitin 2001, NATO aktivizoi Nenit 5 për herë të parë dhe të vetme në historinë e saj. Kjo do të thoshte se çdo vend aleat ishte i detyruar të qëndronte pranë Shteteve të Bashkuara në Afganistan, në kërkim të sigurisë sonë të përbashkët. Aleatët iu përgjigjën kësaj thirrjeje”.
“Unë kam shërbyer atje. Kam bërë miq për jetën atje. Dhe kam humbur miq atje. Vetëm Mbretëria e Bashkuar pati 457 ushtarë të vrarë. Mijëra jetë u ndryshuan përgjithmonë. Nënat dhe baballarët varrosën bij e bija. Fëmijët mbetën pa prindër. Familjet mbajnë koston. Këto sakrifica meritojnë të flitet për to me të vërtetë dhe me respekt, ndërsa të gjithë mbetemi të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj mbrojtjes së diplomacisë dhe paqes.”



