Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi përndiqte në rrjetet sociale një 37-vjeçare, nëpërmjet disa llogarive false.
Sipas Policisë, i riu me iniciale L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, kishte krijuar llogari false në platformat “Instagram” dhe “TikTok” dhe përndiqte vajzën duke i shkaktuar ankth dhe panik.
“U arrestua shtetasi L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë. Nga kontrollet në 2 celularët e tij, u gjetën të aktivizuara llogari false, në platformat “Instagram” dhe “TikTok”, nëpërmjet të cilave 28-vjeçari përndiqte dhe kanoste 37-vjeçaren”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



