Gjergj Luca ka ndarë një status në rrjetet sociale nga Praga, ku thekson rëndësinë e vizitës në muzeun e shkrimtarit të njohur Franz Kafka, një nga figurat më emblematike të letërsisë botërore.
Sipas Lucës, në kryeqytetin çek mund të bësh shumë gjëra, por nuk mund të largohet askush pa vizituar muzeun e legjendës Franz Kafka. Ai u drejtohet edhe atyre që nuk e njohin mirë veprën e shkrimtarit, duke i ftuar fillimisht të informohen e më pas të komentojnë.
Në reflektimin e tij, Luca ngre edhe një pyetje ironike: çfarë do të ndodhte sikur Kafka të ishte gjallë sot dhe të kishte një faqe në Facebook apo Instagram, duke vënë në dukje raportin mes figurave të mëdha të kulturës dhe mënyrës sesi trajtohen ato në rrjetet sociale.



