
Marrë nga Prapaskena.com
Avokati dhe sekseri i grupeve kriminale, Ylli Manjani, i njohur edhe si avokati anti-SPAK, posedon një vilë të padeklaruar, me vlerë qindra milionë euro në Palasë. Ministri i LSI-së Ylli Manjani banon në vilën e tij në fillim të kompleksit, Green Coast”, në Palasë. Ndryshe nga politikanët dhe ish politikanët e tjerë, Manjani nuk fshihet, madje të përshëndet nga larg si për të sfiduar SPAK-un.
Sipas burimeve, avokati i Pëllumb Gjokës, i vendosur nën përgjim nga SPAK si i dyshuar për ndërhyrje korruptive tek anëtarë të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar komunikimet e anëtarëve të grupeve kriminale në SkyEcc, vilën e ka siguruar që nga koha kur ishte ministër Drejtësie, si përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës.

Kjo nuk është pasuria e vetme e dyshimtë e Ylli Manjanit. Ish ministri i LSI-së posedon edhe një apartament me vlerë rreth 1 milionë euro në kompleksin e oligarkut Bashkim Ulaj tek Diga e Liqenit, pasuri në të cilën banon aktualisht. Nuk dihet forma se si Manjani e posedon këtë pasuri, si sekser i anëtarëve të grupeve kriminale, me afera në Ministrinë e Drejtësisë apo në formë dhurate si apartamentet në Sarandë.

Krahas apartamentit në sarajet e Bashkim Ulajt, protagonist tek dosja e SPAK për Ballukun, Ylli Manjani ka përfituar edhe dy apartamente dhuratë në Sarandë nga Klement Balili, i njohur si ‘Eksobari i Ballkanit’, përfaqësues i LSI-së dhe drejtor i Transporteve në Sarandë, i dënuar me 15 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
Ndërkaq, Pamfleti ka raportuar se resorti “Santa Quaranta” i trafikantit Klement Balili në Sarandë, ka qenë bazë qejfi e pazaresh për skuthin Ylli Manjani; të cilit, vajzat e LSI i kishin vënë nofkën “Manjaku”, ndërsa si “oturak” i Ilir Metës, u bë Zv/ministër Transportesh e Ministër Drejtësie në vitet 2013-2017.

Nëpërmjet këtyre dy posteve, ku “Eskobarin” Klement Balili e kishte vartës si Drejtor i Targa-Patenta-Transportit të Sarandës; dhe kontigjent drejtësie në kërkim për trafik droge, Ylli Manjani forcoi aq shumë lidhjet me Balilin, sa u bë “zot shtëpie” te hoteli “Santa Quaranta”.
Përveç 2 apartamenteve që Klemend Balili i dhuroi në Sarandë, Ylli Manjani, filloi të bënte biznes të madh nëpërmjet hotelit të Klement Balilit; jo si recepsionist, kamarier apo kuzhinier, por nëpërmjet shitjes së videove intime të klientëve publikë që shkonin në atë hotel.
Ish-ministri Ylli Manjani, me lejen e Klement Balilit, merrte të gjitha videot e politikanëve dhe zyrtarëve, që shkonin bënin dashuriçka e orgji te hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, për të cilat, gruaja e tij Etleva Çiço, thoshte se janë “fabrikë milionash”.

Me videot intime që merrte, “manjaku” Ylli Manjani shantazhonte zyrtarët vetë e nëpërmjet sekserëve, duke u kërkuar e marrë miliona lekë, nën kërcënimin se do t’i publikonte në media, në rrjetet sociale e do t’ia dërgonte familjeve të tyre e të dashnoreve.
Viktima presioni të videove që merrte e përdorte Ylli Manjani, kanë qenë disa ministra, ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë e drejtorë qendrorë që vidhnin miliona me tenderë, të cilët detyroheshin të jepnin miliona lekë në këmbim të heshtjes.
Madje shumica, kanë qenë drejtorë të LSI; si p.sh., i Rrugëve, ALUZNI-t, Hipotekës, Portit Detar-Durrës, Burgjeve, Hekurudhës, Arsimit, QSUT, Transportit, AKU, Bujqësisë, Fondit të Ilaçeve, Aviacionit Civil, Postës Shqiptare etj.
Te hoteli i Klement Balilit, ata shkonin me dashnore; me mendjen se ishin të sigurt në intimitetin e tyre, meqë “Eskobari” ishte i “Familjes LSI”, por nuk e dinin që regjistroheshin dhe videot përfundonin për biznes te Ylli Manjani.
SPAK mund ta zbardhë këtë krim, duke marrë 7 raportet e SHISH e Anti-krimit të Sarandës në shkurt 2014-prill 2016, ku thuhet se Klement Balili i dorëzonte Ylli Manjanit videot e klientëve.
SPAK, le të marrë edhe 23 denoncimet e bëra te Komisioneri i të Dhënave Personale, bërë ndaj hotelit “Santa Quaranta”, me akuzën se Klemend Balili, bënte regjistrime brenda dhe jashtë hotelit për llogari të tij e Ylli Manjanit, të cilët i përdornin për përfitime nëpërmjet shantazhit.
Si provë, SPAK të marrë deklaratën e Ylli Manjanit, bërë në media më 28 shkurt 2017, një muaj pas shkarkimit si Ministër Drejtësie; ku thotë, se ka parë dhe ka video ministrash, politikanësh e zyrtarësh me dashnore te hoteli i Klement Balilit në Sarandë.
Miliona lekë, Ylli Manjani zhvaste dhe nga personat në kërkim, që fshiheshin e rrinin bashkë te hoteli i “Eskobarit”, të cilët nuk i raportonte megjithëse ishte Ministër Drejtësie, por edhe duke i njoftuar për tu arratisur, kur vinin Letër-Porositë nga INTERPOL, madje këto Letër-Porosi, Ylli Manjani i bllokonte, fshihte e nuk i dorëzonte në prokurori.

Miliona lekë, Ylli Manjani ka përfituar dhe nëpërmjet presionit me videot intime të personave të njohur të mediave e showbiz-it, të cilat i sekserizonte nëpërmjet bashkëshortes së tij Etleva Çiço, që në “FB” vepron me profilin fals “Shoqe Moza”.
Gruaja e Manjanit vendos gjoba me profilin ‘Shoqe Moza’
Pas përfundimit të dasmës së dytë, vendosi të hapë edhe një profil të dytë në rrjetin social Facebook, me emrin ‘Shoqe Moza’, duke e përdorur fillimisht si paparazzi për bashkëshortin e saj, Yllin dhe më tej për gjobëvënie, gjithnjë duke u fshehur pas një hajduti pulash nga Kukësi me emrin Frederik Islam Mata, një pijanec ordiner, llum shoqëror, i cili aktualisht menaxhohet nga sharlatani Endri Meksi.

Ajo është Eva Çiço, bashkëshortja e ish ministrit (të LSI-së) të Drejtësisë Ylli Manjani, e cila qëndron pas profilit të Shoqe Mozës në Facebook, duke përdorur gjinjë një hajdut pulash nga barakat e Kukësit, i quajtur Frederik Islam Mata.
Sipas Pamfletit, krahas promovimit të jetës së përditshme të ish ministrit të Drejtësisë, Shoqe Moza (Eva Çiço), me një leksik dhe qasje vulgare, nisi të japë edhe mesazhe politike, duke ironizuar dhe targetuar figura të jetës politike që nuk i pëlqenin Yllit.

Muajt e fundit, Eva Çiço ka nisur të koordinohet me llumërat mediatikë dhe politikë, me qëllim për të ushtruar presion ndaj institucione publike, për t’i detyruar për të lidhur kontrata korruptive me çunin e Kompetentit të Piramidave, Endri Meksi. Ky i fundit ka marrë miliona euro para publike me tenderë klientelistë dhe korruptivë, herë duke iu lëpirë dhe futur sekserë Bablokut dhe herë duke thënë se është ortaku i Olsit.
Tashmë që i ka dalë boja, përdor faqe banale dhe sharlatanë për të ushtruar ndikim të paligjshëm me qëllim për të vijuar zhvatjen e parave publike.
Endri Meksi, i përfshirë në kartelin e ‘call- centra’ve si ortak me Amant Josifin, ka përgatitur terrenin për t’i hyrë biznesit të bixhozit me shpresë se Ervis Martinaj është zhdukur përfundimisht. Ndaj tij janë referuar disa kallëzime penale në SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe skema mashtrimi.
Frederik Mata, personazhi ordiner që fshihet pas profilit Shoqe Moza
Një pijanec ordiner, ish roje në Kukës dhe i skeduar si hajdut, përdoret si pusetë dhe llum mediatik nga disa Kompetentë korrupsioni dhe pastrimi parash në Tiranë për të sharë dhe shantazhuar funksionarë publikë, gazetarë, politikanë etj., me një zhargon të kopjuar dhe banal.

Bëhet fjalë për Frederik Islam Mata, 39 vjeç, banues në Kukës, por që nëpër mejhane dhe rrjete sociale njihet me emra të tjerë si Tuke, Tao-Tao etj. Ky është Frederik Mata, një personazh me turbulenca mendore për shkak të alkoolit dhe drogës, i cili fshihet pas profilit në Facebook ‘Shoqe Moza’, duke sharë dhe fyer njerëz publikë dhe familjarët e tyre, një poshtërsi njerëzore që nuk ka lidhje as me gazetarinë, as me parime, as burrëri, as norma dhe as ligje.

(Frederik Mata që fshihet pas Shoqe Mozës)
‘Ustallarët’ e korrupsionit, pastrimit të parave, mashtrimit me pasoja të rënda dhe fshehjes së pasurive, i japin Frederik Matës me disa emra dikush ndonjë dyqindeurosh, dikush ndonjë ‘vizë’ dhe dikush ndonjë dopjo, për të fyer funksionarë publikë, me qëllim për t’i detyruar të lidhin kontrata korruptive, por edhe për gjobëvënie ndaj biznesmenëve si dhe për sulme duke u fshehur pas ferre ndaj gazetarëve, denoncimet e të cilëve janë kthyer në dosje penale nga SPAK-u.

(Profili në Facebook i Shoqe Mozës)
Sharjet dhe fyerje me faqe anonime, për të cilat policia duhet të kishte nisur një hetim penal, dyshohet se bëhen nën efektin alkoolit dhe drogës, pasi në shumë raste, fyerjet fshihen pas çlirimit nga efektet psikotrope dhe rikthimit në realitet, duke u bërë ndoshta i vetëdijshëm për pasojat dhe risku se një ditë do të ekspozohej me emër dhe fytyrë.

Fillimisht, roja pijanec markohej nga Ylli Manjani dhe bashkëshortja e tij Eva Çiço, të cilët e përdornin për mesazhe të koduara shantazhuese dhe interesa, të cilat nuk dihet nëse Tuke/Tao Tao i kuptonte apo jo. Ish ministri i Drejtësisë Manjani nisi të distancohej nga ky llum mediatik pas denoncimit nga Pamfleti, ku me sa duket nuhati se po merrte një kosto të madhe.

Prej disa muajsh Frederik bakshishin e kanë marrë në patronazh çunat e Kompetentit të Piramidave, Endri dhe Redon Meksi, përmes të cilit sulmojnë pas shpine ‘miq’, ortakë, ish ortakë dhe kolegë, me qëllim që këta të fundit t’u kërkojnë atyre si nder për të ndërhyrë tek Frederik mallisti, i cili në fakt është derivat i vetë çunave të Kompetentit. Vështirë të ndahet nëse kjo është reflektim i një mendje të sëmurë apo pabesie të kthyer në psikozë, por është një praktikë që ndiqet prej disa vitesh nga çunat e Kompetentit të Piramidave.

(Redon Meksi dhe Frederiku i Shoqe Mozës)
Endri Meksi, ortak me Amant Josifin, me lidhje me Tunelin e Llogarasë, përfitues i dy koncensioneve, kasave fiskale, koncensionit për mbikqyrjen e lojërave të fatit që do riktheje Edi Rama dhe i miliona eurove tenderave publikë me hije korrupsioni, sulmon përmes një trusti mediatik një rreth zyrtarësh publikë (drejtorë, kryebashkiakë dhe ministra) me qëllim për të hyrë në pazare me ta për tendera dhe koncensione me kartelin e kompanive që kontrollin.

Funksionarët publikë që sulmohen nga mediat e kontrolluara nga Meksi ekspozohen edhe tek faqja ordinere Shoqe Moza e Frederikut, duke u bërë kështu pjesë e vathës mediatike të Meksit.

(Vetëm përmes kompanisë MC Networking, me të cilën kontrollon koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit me derivat kompaninë Moligix, gjatë pesë vitet e fundit ka marrë nga buxheti i shtetit mbi 12 milionë euro).

(Redon Meksi dhe Frederik Mata)
Endri dhe Redon Meksi e përdorin Taon e Shoqe Mozës edhe si kronikan të jetës dhe veprimtarisë së tyre të përditshme, edhe pse ata pretendojnë se Shoqe Moza është e apasionuar vetë deri në bezdisje të ëmbël për të ekspozuar përditshmërinë e çunave të Kompetentit të Piramidave, duke gjetur çuditërisht edhe foto të hershme të tyre nëpër sundukë.


Pra, edhe kur Meksi shkon në tualet, Frederiku ‘i lutet’ t’i dërgojë foto të këtij momenti historik, për t’a publikuar si një vlerë të rrallë dhe interes të lartë publik në faqen ordinere Shoqe Moza.



