
Biznesmeni i njohur shqiptar, Gjergj Luca, ka uruar publikun për vitin 2026 me një mesazh simbolik dhe plot humor. Përmes një statusi në rrjete sociale, ai ka ftuar shqiptarët që teksa po shijojnë festat, të reflektojnë edhe për vitin e ri që sapo ka nisur.
“Duke tretur gjelin e detit, shijoni parashikimin tim për 2026-ën!” – shkruan Luca, duke shoqëruar mesazhin me emoji dhe simbole të SHBA-së, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si një sinjal optimizmi, bashkimi dhe shprese për vitin që vjen.



