Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është futur live në facebook nga Kuvendi ku deptuetët po pengojnë fillimin e seancës plenare duke zaptuar karriget e ministrave të qeverisë Rama.
Gjatë kohës që Berisha është live, dëgjohet të japë urdhra duke u thënë deputetëve që të shkojnë lart tek karriget e ministrave.
“Shkoni lart. Prekja e deputetëve akt kriminal i pashembullt. Jeni ju që mbroni hajdutët. Mos prekni deputetë me dorë. Do të përballeni me pasoja të rënda. Dorëzoni Agasin”, tha ndër të tjera Berisha.



