ë një episod ndryshe të “N’xhiro me Syçin”, Ilir Demalia zbret në shesh dhe përballet drejtpërdrejt me realitetin e protestës para Kryeministrisë. Përballë tij është Adriatik Lapaj, i cili ka vendosur të protestojë publikisht, duke folur hapur për frikën, heshtjen dhe një sistem politik që, sipas tij, prej dekadash mban shoqërinë shqiptare peng. Lapaj sqaron se kur flet për frikë, nuk e ka fjalën për mungesë guximi individual, por për një mekanizëm të ndërtuar me kujdes nga politika ndër vite.
Ai thekson se qytetarët janë shtyrë qëllimisht drejt antiligjit, duke ua vështirësuar jetën përmes institucioneve shtetërore dhe më pas duke i mbajtur të varur nga vullneti politik për legalizime, prona apo dokumente. Sipas tij, ky sistem ka nisur që më herët dhe është “perfeksionuar” nga qeverisjet pasuese.



