Në një episod ndryshe të N’xhiro me Syçin, Ilir Demalia zbret në shesh përballë Kryeministrisë për të biseduar me Adriatik Lapajn, i cili ka zgjedhur protestën si formë reagimi.
Në këtë pjesë të bisedës, Lapaj bën një krahasim të fortë mes diktaturës së djeshme dhe realitetit të sotëm, duke akuzuar sistemin për korrupsion, blerje pushteti dhe një dhunë të re ndaj qytetarëve, jo më me pushkatim, por me varfëri, emigrim dhe mungesë shërbimesh jetike.



