Në një episod ndryshe të N’xhiro me Syçin, Ilir Demalia zbret në shesh, përpara Kryeministrisë, për të intervistuar Adriatik Lapajn, i cili ka zgjedhur protestën individuale si formë reagimi qytetar.
Në këtë pjesë të bisedës, Adriatik Lapaj flet për Kushtetutën, përgjegjësinë e kryeministrit dhe nevojën për dorëheqje, duke e quajtur qëndrimin e qeverisë një përpjekje për të hedhur “hi syve” qytetarëve.



