
Nga Mentor Kikia
Demokracia jone u vra pa lindur!
Edhe njehere per heroizmat dhe shembien e diktatures.
Ne kete foto, jane perfaqesues te studenteve protestues qe takojne Ramiz Aline, dhe i thone:
-Duam pluralizem politik
-Dakord -tha Ramizi
-Duam te bejme parti!
-Bejeni – tha Ramizi.
-Duam te bejme zgjedhje.
-Po- tha Ramizi. Bejme gare. Ju me partine tuaj ne me tonen.
Urraaaaaa -bertitem ne- Ramizi na la te bejme parti.
Ja ky ishte revolucioni yne. I kerkuam leje diktatorit te bejme demokraci. Dhe ai na lejoi.
Ne krye te “partise se re” u vune nje tufe komuniste dhe ish sigurimsa. Partise se vet te vjeter, ia nderroi emrin 6 muaj me pas dhe e beri “moderne te tipit europian”.
Dhe nga ajo dite ne luajme demokraciash cdo kater vjet.
Historite me “revolucion” e me “kacafytje me bishen gjakatare” jane po..dhe me rigon.
Diktatura kishte falimentuar, kishte rene. Nuk kishin buke. Ramizi me te tijte kishin frike mos e pesonin si Çaushesku. Kishin frike te dorezoheshin. Ndaj e kontrolluan vete ndryshimin e sistemit, duke mbajtur pushtetin politik dhe ekonomik.
Revolucion do te thote qe PPSH te shkrihej, te nxirrej jashte ligjit e ti sekuestroheshin asetet. PPSH fitoi edhe zgjedhjet e para “demokratike”.
Ata qe u vune ne krye:
Nuk dinin?
Nuk munden?
Nuk deshen?
Ishin vegla te Ramizit?
Kjo nuk ka rendesi tani.
Respekt per bashkemoshataret e mi kurajoze qe shpresonim dhe ishim thjeshte idealiste.




