Presidenti i SHBA, Donald Trump ka sulmuar homologun ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se po përdor luftën për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve.
Në një sfidë të re ndaj Zelenskyt, i cili duket i dobësuar politikisht në Ukrainë për shkak të një skandali korrupsioni, Trump përsëriti thirrjen e tij që Ukraina të mbajë zgjedhje të reja.
Në një intervistë për Politico, lideri i Shtëpisë së Bardhë tha:“Mendoj se është një moment i rëndësishëm për të mbajtur zgjedhje. Ata po përdorin luftën për të shmangur zgjedhjet, por mendoj se populli ukrainas duhet ta ketë këtë zgjedhje.
Dhe ndoshta Zelensky do të fitonte. Nuk e di kush do të fitonte. Por ata nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë. Ata flasin për demokracinë, por arrin në një pikë ku nuk është më demokraci.”



