Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqen tre libra mbi historinë dhe kulturën shqiptare, duke sinjalizuar se po studion më thellë këtë temë.
Bashkëshortja e Jared Kushner, i cili po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë, ka zgjedhur tituj të njohur që lidhen me identitetin dhe historinë e shqiptarëve.
Në listën e saj përfshihen “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers, si edhe romani klasik i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
“Rikërkim!”- shkruan Ivanka krahas fotos duke lëne të kuptohet se është duke u informuar më gjerësisht mbi shqiptarët.




