Në podkastin e fundit të N’xhiro me Syçin, Agim Baçi theksoi se politika është një akt publik dhe jo thjesht retorikë. Ai shtoi se tradita nuk duhet të kuptohet si një pengesë për ndryshimin dhe zhvillimin, duke kritikuar mënyrën se si disa vendime politike dhe axhenda të caktuara imponohen mbi shumicën. Baçi nënvizoi gjithashtu rëndësinë e gjuhës si formë të mendimit dhe kundërshtoi çdo përpjekje për ta ndryshuar atë në mënyrë artificiale.



