Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shpërndarë një mesazh optimist mbi zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, duke theksuar se fokusi kryesor mbetet modernizimi i infrastrukturës dhe investimi te të rinjtë.
Duka u shpreh se futbolli arrin nivele të reja vetëm kur vizioni shoqërohet me punë konkrete, duke përmendur projektet që po zhvillohen në bashkëpunim me partnerë vendës e ndërkombëtarë.
Sipas tij, kushtet moderne janë thelbësore për rritjen e talenteve të reja dhe krijimin e hapësirave të duhura ku fëmijët dhe të rinjtë mund të stërviten dhe të shpalosin potencialin e tyre. Investimet e reja, thekson kreu i FSHF-së, po ndërtojnë themelet e së ardhmes së futbollit në vend.
“Talenti rritet kur ka kushte moderne dhe rezultatet e prekshme vijnë kur partneriteti funksionon,” – shprehet Duka, duke theksuar se bashkëpunimi me UEFA-n dhe institucionet vendore mbetet një shtyllë kyçe për realizimin e projekteve të mëdha.



