Forca të shumta të RENEA-s kanë ‘zbarkuar’ në fshatin Orosh në Pukës teksa që prej mëngjesit blutë e Shkodrës kanë rrethuar një banesë ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur. Këta të fundit mendohet se qëndrojnë aty prej më shumë se 1 muaji.
Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh ndërsa sipas raportimeve paraprake është në pronësi të Mehill Jakut. Të njëjtat burime raportojnë se një 1 nga personat është nipi i Jakut.
Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave ndërsa policia ka bërë disa herë thirrje për vetëdorëzim, por nuk kanë pasur asnjë reagim nga objektivat.



