Në episodin më të ri të N’xhiro me Syçin, trajneri Sulejman Starova ndezi diskutimin për Armando Brojën me një analizë të drejtpërdrejtë dhe pa filtër. Starova tha se, pavarësisht talentit dhe fizik-ut të jashtëzakonshëm, sulmuesit shqiptar i mungon ajo energji e brendshme, ai “shpirt kampioni” që ta ngrejë në nivelin ku të gjithë e kanë projektuar.
Ai theksoi se mungesa e minutave, dëmtimet dhe menefregizmi në disa momente e mbajnë larg formës optimale, duke e bërë të pamundur të përballojë 90 minuta të plota. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për Brojën, por një Brojë në superformë, që mbart përgjegjësi dhe bën diferencën kur ekipi e kërkon.



