Në podcastin “N’xhiro me Syçin”, ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, analizoi me superlativa paraqitjen e Shqipërisë në ndeshjen kundër Anglisë, duke theksuar se kuqezinjtë kanë arritur një nivel që pak vite më parë dukej i pamundur. “Anglia ka rrjetin e pastër zero dhe ka bërë 24 gola.
Ekipi i tyre kushton 1.6 miliardë dollarë, ndërsa i joni 93 milionë. Pavarësisht kësaj, rezultati mund të ishte edhe barazim,” – tha Starova.



