Biznesmeni i njohur shqiptar, Gjergj Luca, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas shkarkimit nga detyra të biologut dhe ish-zëvendësministrit të Bujqësisë, Roland Kristo. Luca e cilëson vendimin një “poshtërim që i është bërë një shkencëtari të rrallë”, duke theksuar se Kristo ka dhënë mbi 22 vite kontribut të çmuar në fushën e peshkimit në Shqipëri dhe në Mesdhe.
Sipas Lucas, vetëm pak ditë më parë, Kristo ishte vlerësuar nga autoritete të larta ndërkombëtare:
“Biologu i njohur, shkencëtari i rrallë z. Kristo, para dy ditësh vlerësohet e respektohet nga ministri spanjoll i bujqësisë dhe nga Komisioni Mesdhetar i Peshkimit.”
Ndërsa me kthimin në Shqipëri, ai akuzon se karriera e profesorit është “shumëzuar me zero”:
“Nga zëvendës ministër i bujqësisë, u la pa punë brenda ditës.”
Luca e cilëson Roland Kriston si figurë të pazëvendësueshme për vendin:
“Roland Kristo i duhet Shqipërisë, sepse është simbol i njeriut të ndershëm që dashuria për punë i është kthyer në oksigjenin e jetës!”



