Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Sipas burimeve të “Euronews Albania”, Rrumbullaku, pritet të pyetet nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit. Në kohën e ngjarjes, Rrumbullaku mbante detyrën e drejtorit të rendit publik në Policinë e Shtetit.
Më herët, për të njëjtën çështje, janë marrë në pyetje edhe ish-drejtues të tjerë të policisë, mes tyre Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçi.
Ndërkohë, për këtë dosje, të premten është thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.



