Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2026.
Vlera e buxhetit të vitit të ardhshëm do të jetë 4 miliardë euro.
Parashihet pagë e 13-të për sektorin publik, rritje prej 0.5% për secilin vit të punës për punonjësit e sektorit publik, mbështetje për lehona, rritje të pensioneve të pleqërisë nga 120 në 130.
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale, shkon në 500 euro, por rritja bëhet në dy faza.
Paga minimale për vitin e ardhshëm do të rritet në mënyrë graduale ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Nga data 1 janar 2026 paga minimale të rritet me 2.5 euro në orë, 425 euro në muaj, e duke filluar nga 1 korrik është faza e dytë që përcaktohet në nivelin 3 euro për orar punë e që do të ishte ekuivalent 500 euro në muaj”, ka thënë Murati.



