Dy libra, një autor, një zë që sfidon kohën.
Libraria “Dukagjini” organizon një mbrëmje promovuese kushtuar publicistit dhe analistit Ilir Demalia, me rastin e rikthimit në vëmendje të dy veprave të tij: “Guri i fundit i dominosë” dhe “Mesazhe shishe të thyera”.
Edhe pse të botuara më herët, këto libra mbeten aktualë për reflektimet, dëshmitë dhe historitë që sjellin rrëfime që, siç theksohet në njoftim, “nuk duhen harruar”.
Promovimi do të mbahet të enjten, më 24 tetor, në orën 17:00, në Librarinë “Dukagjini”, në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ky aktivitet vjen si pjesë e nismës së librarisë për të risjellë në vëmendje autorë dhe vepra që kanë ndikuar në debatin kulturor dhe publik shqiptar.



