Florian Binaj, kandidati i përzgjedhur nga familja Berisha për postin e kryebashkiakut të Tiranës, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku ka zhvilluar takime rrugëve të Tiranës.
Binaj thotë se vendosi të bëhet pjesë e garës për bashkinë më të madhe në vend, për shkak të fëmijëve.
“Shumë po më pyesin pse po kandidon? Përgjigja është e thjeshtë. Po kandidoj për fëmijët tanë, që të ndjejnë që po jetojnë në një qytet që është shtëpia e tyre, jo në një labirint betoni”, tha ai.
Binaj ka ftuar gjithashtu qytetarët që të nisin shqetësimet ose idetë në numrin e telefonit apo adresën e emailit.



