Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke komentuar kërkesën për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, i renditi Sali Berishës një sërë akuzash.
Ai tha se çdo kërkesë nga Berisha lidhur me Kosovën nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla iu kujtoi gjithashtu edhe 9 rezolutat.
“Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025 9 rezoluta dhe 11 deklarata s ai përket gjtihcka ka ndodhur në kosovë nga 91 e deri në 2025….Do të kërkoja që përpara se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i leoni dhe nuk do të harxhoj më asnjë seckond nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje për të cilën ua kemi dhënë përgjigjen shpesh. Por po kaloj në diçka që është emergjente, asgjë që vjen nga Berisha, e kur lidhet me Kosovnë nuk ka ardhur dhe ska për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë. Vendimi i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK është konfirmim i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës. Meqë thatë se nuk doni të jeni përkrah kryeministrit, ai nuk do të jetë nesër. Pse nuk vini? Me kushtin që të mos e politizojë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni me veteranët e luftës së UÇK. As me ne, bëni një tuajën. Mos hajdeni në shesh, por bëjeni në Shqup ose në ndonjë shesh tjetër dhe me këtë rast do tu vijë më shumë”, tha Balla.
Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të mbahet një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të luftës së UÇK, për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e saj që po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Protesta e 17 tetorit në Tiranë vjen pas dy protestave të mëdha të organizuara më parë në Prishtinë dhe Hagë, ku mijëra qytetarë kërkuan lirimin dhe drejtësinë për ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.



