Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka bërë një urim thumbues për ditëlindjen e Sali Berishës, duke e shoqëruar me ironi dhe humor politik.
“Ti kujton se unë harrova por urimin ta postova… Gëzuar ditëlindjen malësori im Sali Berisha, antikomunisti komunist më jetëgjatë në Ballkan. Gëzuar dhe marrsh nga ditët e mia dhe të Gaz Bardhit!”, shkruan Luca, duke i shoqëruar fjalët me emoji zemrash dhe dollish.
Statusi është komentuar gjerësisht në rrjete sociale për mënyrën e veçantë si Luca ndërthur urimin me ironinë ndaj figurës së Berishës, të cilin e cilëson njëherësh si “antikomunist” dhe “komunist”.



