Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka ironizuar tek “Ligjet”, teksa u shpreh se kryeministri Edi Rama s’është paraqitur ndonjëherë në Komision.
“Ta puthim se na mori malli o burrë i dheut”, u shpreh ai teksa iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
“Ore m.q.s na ka marrë malli për atë kryeministrin nuk e kemi parë ndonjëherë, nuk e kemi, ta puthim se na mori malli o burrë i dheut. Duke qenë se kryeministri…”, tha deputeti demokrat.
“Ju lutem, se edhe po erdhi ai, ti nuk e mbërrin dot”, iu përgjigj kreu i Komisionit.



