Një protestë gjithëkombëtare me moton “Unë jam UÇK” është njoftuar të zhvillohet më 17 tetor, ora 17:00, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Organizatorët e kësaj proteste, që përfaqësojnë organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se tubimi ka për qëllim të kërkojë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.
Sipas njoftimeve zyrtare, protesta do të jetë paqësore dhe fton qytetarët shqiptarë nga të gjitha trevat të marrin pjesë në shenjë uniteti dhe solidariteti kombëtar.
Motoja e protestës, “Unë jam UÇK”, është përdorur si simbol identifikimi dhe krenarie për rolin që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur gjatë luftës për liri.
Protesta e 17 tetorit pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha mbështetëse për ish-pjesëtarët e UÇK-së që zhvillohet në territorin e Shqipërisë.




