Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, ka ndarë një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar angazhimin e institucionit që ai drejton për përmirësimin e infrastrukturës në Ksamil, në prag të sezonit të ardhshëm turistik.
“Përkushtim maksimal që sezoni i ardhshëm ta gjejë Ksamilin me infrastrukturë të përmirësuar 🚧✨, gati për të mirëpritur mijëra vizitorë vendas dhe të huaj 🌍,” – shkruan Çaçi.
Ky mesazh vjen në një kohë kur Ksamili mbetet një nga destinacionet më të kërkuara në jug të vendit, si nga turistët vendas ashtu edhe nga ata të huaj. Përmirësimi i infrastrukturës konsiderohet një hap i domosdoshëm për të përballuar fluksin gjithnjë në rritje të vizitorëve dhe për të garantuar një përvojë sa më cilësore për ta.



