Në puntatën e fundit të podkastit N’xhiro me Syçin, i ftuar ishte gazetari Alban Dudushi, ku diskutoi për situatën politike dhe rolin e liderëve shqiptarë. Moderatori Ilir Demalia udhëhoqi bisedën mbi perceptimin e publikut ndaj kryeministrit Rama dhe mungesën e alternativave politike.
Dudushi theksoi: “Rama është një personazh me shumë dritë e hije, natyrisht kompleks. Por unë e kam të vështirë të them se është diktator. Absolutisht jo. Por, po e bëjmë një njeri autoritarist, sepse nuk ka alternativë në fushë.” Gazetari shtoi se mungesa e opozitës efektive ka një ndikim të drejtpërdrejtë: “Nëse s’ke një alternativë, nuk ka mënyrë që sistemi të balancohet. Një njeri që ka qenë në partinë socialiste apo gazetar, po e the memrinë, se nuk ka opsion tjetër.” Dudushi gjithashtu komentoi se kontrolli i institucioneve është i përqendruar dhe shpesh bllokon mundësitë për ndryshim: “Kjo nuk është vetëm për opozitën, por edhe për mënyrën se si funksionon sistemi. Rama dhe Berisha janë fajtorë të dy për këtë situatë.”
Ai përfundoi me një mesazh për të ardhmen: “Shpresoj shumë që gjatë kësaj periudhe të shfaqen alternativë të reja, sepse politika nuk është një fotografi, është dinamike. Duhet t’i japim hapësirë rinisë dhe ideve të reja për të ndërtuar një vend më të balancuar.”



